Në vazhën e krizës së ashpër energjetike dhe kërcimit të madh të çmimeve të derivateve të naftës, qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), kanë privilegjin që të mos mërziten për çmimin e derivateve.
Në pompat e benzinës në Dubai, shoferët e pranojnë se nuk i përcjellin çmimet e derivateve vetëm se i mbushin rezervuarët e tyre.
Banorët e Dubait kanë standard të lartë jetësor, kështu që nuk është shumë i quditshëm mosinteresimi, siç thuhet atje për osilimin e vogël të tyre.
Në Dubai, automobilët kryesisht janë me benzinë i cili shitet në dy variante: special (95 oktan) dhe super (98 oktan), të cilët kushtojnë rreth 2.8 derham, derisa çmimi i dizelit për litër është 3 derham.
Një dollar në këmbimore me provizionin e llogaritur kushton rreth 3.5 derham ose 4 derham për një euro.
Një qytetar i Duabit kur të ndalet në pompën e benzinës thotë pa e shikuar çmimin mbushe rezervarin deri në fund.
“Çmimi është standard dhe për automjetin tim një rezervar i plotë kushton 80 derham ose 19.2 euro, që mua më përshtet prandaj dhe nuk e shikoj çmimin”, thotë një qytetar i këtij vendi duke shtuar se megjithatë në përiudhën e fundit çmimi po shkon paksa nga lartësia, siç po shtohen edhe të gjitha çmimet e tjera paksa.
EBA prodhon mesatarisht 3 milionë barel naftë dhe derivate brenda një dite dhe kanë rezerva të naftës rreth 100 miliardë barel./Buletini Ekonomik/