53 milionët për “Bechtel Enka-n”, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe një tjetri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit Pal Lekaj, ish-këshilltarit të tij, Eset Berisha dhe N.SH, për 53 milionë eurot i ishin dhënë konsorciumit “Bechtel-Enka” për projektin e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Han i Elezit, në emër të kamatë-vonesës, raporton Express.

Ndaj tyre është ngritur aktakuzë për veprën  penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B.

Reklama e sponzorizuar

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën  penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria.