Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Qeveria dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, që të mos eksperimentohet me koeficientët e Ligjit të Pagave.
Ai ka kërkuar që të votohet rezoluta e propozuar nga ta.
Sipas tij, nëse koeficienti ka për qëllim të zvogëlohet dhe nuk vjen në mars në Kuvend, atëherë rritje të pagave në sektorin publik nuk do të ketë.
Më vonë, Kuvendi i Kosovës me 68 vota për ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja, lidhur me këto paga në sektorin publik.
Kurse, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Ligji i Pagave do të vie në mars dhe se do të bëjnë të pamundurën që të kalohet ky ligj.