Aeroporti i Kukësit hap linjat ajrore për në Gjermani, Zvicër e Austri

Aeroporti i Kukësit “ZAYED – Flatrat e Veriut”, i cili u përurua së fundmi nga shteti shqiptar, shumë shpejt pritet që t’i vë në funskion edhe tri linja tjera ajrore mes Shqipërisë dhe Evropës. Bëhet fjalë për tri linja ajrore, me destinacion tri shtetet evropiane: Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë.

Këto linja ajrore do të funksionojnë përmes kompanisë WizzAir, që njihet si njëra prej kompanive më të lira, e cila pritet të nisë operimet e pandërprera nga Kukësi që nga muaji maj 2022.

Përmes një postimi në facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në aeroportin “Flatrat e Veriut”, në Kukës, do të hapen linja drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, nga data 4 maj e tutje.

Reklama e sponzorizuar

Rama njoftoi se fillimisht linjat do të qarkullojnë dy herë në javë.

Ndryshe, Aeroporti i Kukësit që nga fillimi ishte dizejnuar dhe ka për qëllim të funksionojë si aeroport për transportuesit me kosto të ulët, duke qenë se për nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia që zotëron është e mirë, sipas vlerësimeve. /Buletini Ekonomik/