Katër persona janë prangosur nga Policia e Kosovës në një aksion të zhvilluar në rajonin e Gjilanit e Kamenicës.
Express mëson se tre nga këta persona janë persona zyrtarë ndërsa tjetri është pronar i një kompanie.
Ata dyshohen për veprat penale: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Mund të ju konfirmoj se 4 persona janë arrestuar sot ne rajonin e Gjilanit, në Kamenicë, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për vepra penale: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik, ndërsa për detaje tjera do të njoftoheni përmes komunikatës për media”, ka thënë Hoxha.