Sipas anketës të fundit të Balkan Green Foundation, 82 është përqindja e konsumatorëve në Kosovë të cilët shpenzojnë mbi 600 kilovatë energji elektrike brenda muajit.
“Balkan Green Foundation” ka anketuar 623 familje kosovare mbi shpenzimet e energjisë elektrike. Anketa është realizuar online, dhe ka qenë e hapur për të u plotësuar nga të gjithë qytetarët.
“Anketa ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë të dhëna të marra nga fatura e energjisë elektrike për muajin dhjetor 2021, numrin e anëtarëve të familjes dhe të ardhurat familjare”, thuhet në njoftimin e organizatës.
“Mesatarja e pjesëmarrësve në anketë ishte: 4 anëtar për familje – me 23% të të anketuarve me të ardhura mujore mbi 1000 EUR, 34% të të anketuarve me të ardhura mujore 500-1000 EUR dhe 43% të të anketuarve me të ardhura mujore nën 500 EUR”.
Anketa tregon se nga 623 familje të anketuara ngrohen me: 43 për qind energji elektrike; 25 përqind me shporet me dru; 9 për qind kategori e kombinuar (shporet me dru dhe energji elektrike); 8 për qind kalda me pelet; 5 për qind ngrohtore qendrore; 5 për qind klimë për ngrohje; 4 për qind pompë termike dhe 1 për qind mënyra të tjera të ngrohjes.