Australia tejkalon 25 GW kapacitet solar të instaluar

Fushë me panele solare

Australia ka shënuar një rekord historik, ku ka arritur 25GW të kapaciteteve të instaluara solare në gjithë vendin. Teksa Instituti i PV i Australisë ka nënvizur të hënën, kjo përbënë më shumë kapacitete solare për kokë se kudo tjetër në botë.

Lajmin e ka bërë të ditur PV-magazine, ku është raportuar se me një popullat prej rreth 25 milion banorë, Australia tashmë ka 1kW të kapaciteteve foltovaike të instaluara për person, duke ruajtur lehtësisht statusin e saj lider në botë.

Deri në fund të 2021, ishin më shumë se 3.04 milionë PV instalime në Australi, me një kapacitet total prej më shumë se 25.3GW, ka theksuar Instituti i PV i Australisë.

Reklama e sponzorizuar

Tregu solar i Australisë ka kaluar nëpër periudha të rritjes së theksuar që kur skema e qeverisë për Energjinë e Ripërtëritshme (RET) filloi më 1 prill 2001. Midis 2001 dhe 2010, rritja e tregut solar ishte rreth 15%, përpara një periudhe rritjeje shumë më të shpejtë nga 2010 në 2013.

Pas stabilizimit në mes të 2014 dhe 2015, tregu ka një tendencë të rritjes, i nxitur nga instalimet e paneleve solare në sektorin e banesave apo rezidencial.

Panelet solare sot luajnë një rol të rëndësishëm në përzierjen energjetike të Australisë, duke kontribuar 7.9% në kërkesën e Tregut Kombëtar të Energjisë Elektrike (NEM) në 2021, nga 6.4% në 2020 dhe 5.2% në 2019.

Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli Klimatik këtë muaj, gjenerimi nga energjia e ripërtëritshme në Tregun Kombëtar të Energjisë Elektrike është rritur për pothuajse 20% në 2021, ku furnizimi me energji të ripërtëritshme ishte rreth 31.4% nga gjenerimi i energjisë elektrike vitin e kaluar.

Në Australinë e Jugut, këto përqindje janë shumë më tronditëse. Në ditët e fundit të 2021-shit, shteti punoi për gati një javë me energji të ripërtrëritshme. Puna 156-orëshe e Australisë së Jugut e mundësuar nga era, panelet solare të instalaura në cati dhe parqeve solare në shkallë të shërbimeve, të forcuara nga sasi të pjesshme të gazit, u konsiderua si rekord për rrjetet e krahasueshme në mbarë botën. /kosovo.energy/