Banka Qendrore Ruse rrit normat e interesit

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën bazë të interesit nga 9.5% në 20% për të parandaluar rreziqet e inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtyarët po përpiqen që të ndalin pasojat nga sanksionet perëndimore.

Gjithashtu, Moska ka urdhëruar kompanitë që të shesin 80 % të të ardhurave të tyre në valutë të huaj.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha Banka Qendrore në një deklaratë./tvklan.al

Reklama e sponzorizuar