Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka organizuar ngjarjen “Ditët e industrisë së BE-së 2022”, ku u bisedua për krizën energjetike dhe thithjen e investitorëve të huaj në Kosovë në aspektin e energjisë së ripërtërishme.
Nga institucionet qeverisëse shpresojnë që të kthehen në fazë normale sa i përket krizës energjetike në vend, ndërsa thonë se prioritet mbetët përafrimi i investitorëve të huaj sidomos në aspektin e investimeve për energji të ripërtrishme.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se për Kosovën është me rëndësi të bashkërendis politikat ekonomike me agjendën e BE-së. Për këtë ai tha se tregu i BE-së është i gatshëm të krijojë vende pune dhe të rrisë kapacitetet e prodhimit.
“Tregu i brendshëm i BE-së dëshiron të krijojë vende të punës, të rrisë kapacitet e prodhimit. Por edhe të krijojë revolucion industrial siç janë siguria kibernetike. Për Kosovën është me rëndësi të bashkërendis politikat ekonomike me agjendën e BE-së. Kosova ka potencial që të bëhet pararendës në regjion kur vihet puna në energji të ripërtitshme. Dua të theksoj potencialin në sektorin industrial se si rinia mund ta formësojë industrinë. Kosova si populli më i ri duhet ta shfrytëzoj këtë potencial. Kemi mbështetur ndërmarrje të vogla e të mesme me 5 milionë euro”, tha ai.
Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, tha se kriza energjetike është mjaft sfiduese në Kosovë. Për këtë ajo, ajo tha se duhet të merren vendime dhe se kriza energjetike në të cilën gjendet Kosova nuk është imagjinuar një vit më parë.
“Shpresojmë se do të kthehemi në fazë normale sa i përket krizën energjetike. Ne duhet ta drejtojmë punën drejt agjendës së gjelbër. Dimri i kaluar ka qenë i vështirë për ne. Me strukturën e re tarifore që është paraqitur nga agjencia rregullatorë. Edhe zhvillimet e fundit i kanë bërë që njerëzit më të vetëdijshëm me sfidat që përballohemi”, tha ajo.
“Dhe besoj se kjo paraqet mundësi shumë të mirë që të vazhdojmë për ta përballuar këtë krizë. Sa i përket strategjisë afatgjate kemi vizionin e qartë. Duhet të jemi në dijeni për kufizimet teknike dhe financiarë dhe të sigurojmë furnizimin për konsumatorë. Duhet të punojmë me Shqipërinë për sektorin e energjetikës. Do ta fuqizojmë këtë treg si Maqedoninë e Veriut. Derisa jemi duke menaxhuar krizën po marrim hapa për ta bërë këtë vizion afatgjatë. Kosova do të ketë një ligj për burimet e ripërtritshme”, u shpreh Rizvanolli.
Tutje, ajo tha se kanë për qëllim të tërheqin investitorë privat dhe po shiqojmë pliot projektet.
“Është herët të flas për këtë gjë por qëllimi është të tërheqim investitorë privat. Do të punojmë me rregullatorin se kur do të jetë e realizueshme. Çështja më e rëndësishme është t’u mundësojmë biznese të implementojnë projekte të tilla. Faktori i parë është liberalizimi i tregut”, tha Rizvanolli.
E Linda Çavdarbasha nga Ministria e Mjedisit, tha se prioritet i tyre është implementimi i masave adekuate në hartimin e ligjit për ndryshime klimatike.
“Në Ministrinë e Mjedisit merremi çdo ditë më raste për projekte të mëdha të infrastrukturës për të ulur ndotjen. Prioritet tona janë implementimi i masave adekuate në hartimin e ligjit për ndryshime klimatike. Duhet të fokusohemi në energji të ripërtitshme solare nga turbinat me ajër. Prioriteti i Ministrisë është përqendrimi në agjendën e gjelbër, qytetet e mençura dhe modernizimin e rrjetit Prishtinë, Pejë dhe Prishtinë Hani i Elezit”, tha ajo.
“Mendoj që bizneset duhet të jenë me linjë që e ka strategjia siç është transporti, hekurudha dhe automjetet elektrike. Bizneset do të duhej të kujdeseshin për riciklim. Investimet në Kosovë duhet të shkojnë drejt riciklimit. Jemi duke punuar në disa projekte që shkojnë në drejtim të ekonomisë qarkore. Jemi në linjë me ligjet e BE dhe sa i përket qeseve të plastikës do të përfundojë këtë vit”, përfundoi ajo./EkonomiaOnline/