Borxhi i jashtem i Sllovenisë, 50.8 miliardë euro, ose 108.3% e BPV-së

Bruto borxhi i jashtem i Sllovenisë në fund të dhjetorit 2021 ka arritur në 50.8 miliardë euro. Kjo shumë në çmimet aktuale rrjedhese përbën 108.3% të Bruto Prodhimit Vendor, tregojnë të dhënat e bankës qendrore të Sllovenisë.

Siç transmeton agjencia STA, borxhi i jashtem bruto, si pjesë e borxhit të përgjithshëm të vendit në bazë të obligimit të kreditorët e jashtëm, është rritur për 3 miliardë euro në krahasim me të njejtën përiudhë të vitit 2020.

Kjo rritje në përgjithësi është rezultat i obligimeve më të mëdha të bankës qendrore, të ndërmarrjeve të ndërlidhura me subjekte në botën e jashtme dhe me shoqata jofinanciare ekonomike./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar