Çmimi i lejeve të karbonit në nivele rekorde – Deputetët e BE-së propozojnë rregulla për të reaguar ndaj kostos së lartë

Deputetët kryesorë në Parlamentin Europian mbi reformat në tregun e karbonit, propozuan rregulla për ta bërë më të lehtë për politikëbërësit që të ndërhyjnë tek skema, nëse çmimet rriten shumë shpejt. 

Politkanët e Bashkimit Europian po përgatiten të negociojnë reforma tek tregu, që është mjeti bazë politik i bllokut për të shkurtuar emetimet e karbonit. Sistemi i tregtimit të emetimeve (ETS) i BE, përmban një sasi në rënie graduale të lejeve të karbonit që impianteve dhe industrive i duhet të blejnë për të mbuluar ndotjet e tyre.

Çmimi i këtyre lejeve, që njihen si kosto e emetimit të karbonit, u rritën me rreth 150% në javën e kaluar, duke prekur nivelin rekord të lartë prej 98.5 euro për ton të CO2.  Politikani gjerman, Peter Liese, që po harton poizitën e Parlamentit Europian mbi reformat, propozoi një amendim që do të oforjë pak liri veprimi për politikëbërësit, që të japin më shumë leje të karbonit, në periudha të rritjes së fortë të çmimeve.

Reklama e sponzorizuar