Gërxhaliu: Inflacioni në Kosovë mund të jetë dyshifror

Çmimet e produkteve të ndryshme në Kosovë dhe vende të tjera së fundi kanë lëvizur.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu vlerësoi se janë disa faktor që kanë ndikuar në lëvizjen e çmimeve në Kosovë dhe botë, duke bërë që jeta e qytetarit të rëndohet edhe më shumë.

Sipas tij kriza e çmimeve është pothuajse në gjitha vendet, pasi që edhe pandemia ka ndikuar negativisht. Ai ka bërë me dije se sipas të dhënave, inflacioni në Kosovë mund të jetë dyshifror dhe kjo mund të jetë alarmante.

Reklama e sponzorizuar

“Inflacioni dyshifror mund të godas qytetarët e Kosovës. Për këtë krizë duhet të ketë koritnim pozitë dhe opozitë, është dashur të kemi një fond që do të përdorej në rast të krizës. Duhet t kemi një ligj për rezerva shtetërore në një kohë afatgjate. Kosova ka rezerva vetëm për disa ditë”, tha Gërxhaliu sot në emisionin “Aktual”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gërxhaliu ka folur edhe për problemet e energjisë elektrike që këtë vit u përballë Kosova për shkak të krizës energjetike në rajon dhe më gjerë.

“Ne e kemi humbur betejën për prodhim të energjisë elektrike në vitin 2004. Sot do të kishim mundësi të ishim prodhues të energjisë elektrike, pra ne kemi shumë thëngjill, por nuk prodhojmë. Pse sot në Bosnjë, Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi mund të prodhohet energji nga thëngjilli e ne jo, pra Kosovës i duhet vendime që do të mund të ecim tutje në shtim të kapaciteteve prodhuese të energjisë”, tha ai.