Greqia u jep amvisërive 100 milionë euro për ndërrimin e frigoriferëve të vjetër

Euro

Rreth 200 mijë amvisëri greke do të fitojnë subvencione për ndërrimin e frigoriferëve të vjetër dhe stabilimenteve të klimës, që qeverisë do t’i kushtojnë rreth 100 milionë euro.

Pritet që programi i ndërrimit të stabilimenteve të përdorura, në kuadër të masave të kursimit të energjisë do të realizohet deri në mesin e këtij viti dhe do të inkuadrojë subvencionet e shtetit në përqindje nga 30-50% të çmimit të stabilimentit të ri elektrik, në varësi nga të ardhurat e amvisërive.

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Energjetikës së Greqisë, Kostas Skrekas, i cili njoftoj detajet e programit të subvencionimit, thotë që amisëritë dhe ekonomia në terësi do të kenë dobi nga kursimi i energjisë, transmetojnë mediat greke, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Vlerësohet që do të ndërrohen më shumë se 300 mijë aparate të teknologjisë së vjetër. Dhe sipas llogarisë së ministrisë, çdo avisëri do të kursej rreth 20 për qind energji elektrike gjatë një viti, që do të thotë rreth 150-300 euro kursime në llogaritë e rrymës./Buletini Ekonomik/