Hidrocentrali i Fierzës në Shqipëri, në pronësi dhe i operuar nga ndërmarrja shtetërore KESH, është vendosur të përmirësohet për të rritur prodhimin me të paktën 10%, përcjell balkangreenenergynews.
Projekti 50 milionë euro është pjesë e Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Hidrocentrali i dytë më i madh në Shqipëri pritet që t’i zgjatet jeta e operimit për të paktën 30 vite.
Impianti Fierza, që është ndërtuar në vitin 1980 me një kapacitet të instaluar prej 500MË, do t’i riparohen turbinat 1 dhe 3 dhe do të rikonstruktohen të katër gjeneratorët, gjë që parashikohet të rrisë prodhimin me të paktën 10%.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe Administratori i ndërmarrjes shtetërore KESH, Ergys Verdho, kanë nënshkruar marrëvehje për hua dhe grant në vlerë prej më shumë se 50 milion euro në total me Drejtorin e Vendit të Bankës Gjermane për Zhvillim KfË Brit Horschke.
Hidrocentralet Fierza dhe Skavica janë pjesë e planit të gjelbër të BE për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 9 miliard euro.
Fierza është hidrocentrali i parë në kaskadën e lumit Drin.
Projekti për përmirësimin është pjesë e Axhendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Plani Ekonomik dhe Investues prej 9 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor.
Rezervuari i sistemit ka një vëllim prej 2.7 miliardë metër kub, nga të cilët 2.3 miliardë janë përdorur, sipas të dhënave në faqen e KESH-it.
KfW ka siguruar 40 milion euro në hua për investimin gjersa pjesa tjetër mbulohet nga grantet
Bechtel me bazë në Shtetet e Bashkuara fitoi më herët një kontratë për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës në rrjedhën e sipërme në verilindje të vendit, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Projekti është gjithashtu një nga projektet e agjendës së gjelbër për rajonin. Kompania është duke punuar në studimet e fizibilitetit dhe ndikimit social dhe mjedisor.
KESH po përgatitet për rolin e tij në tregun e liberalizuar të energjisë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka theksuar se hidrocentrali mbulon 22% të nevojave të vendit për energji elektrike ose 1.33 TWh në vit, por se është në gjendje të keqe për shkak të mungesës së investimeve. Ku humbjet vjetore kanë arritur në 4%, ka theksuar ajo.
Rindërtimi do të rrisë KESH-in veçanërisht në lidhje me rolin e tij në të ardhmen si furnizues i energjisë në tregun e liberalizuar në Shqipëri dhe rajon, sipas Ballukut.
Kërkesa e brendshme për energji elektrike në Shqipëri kohët e fundit është rritur deri në 90% nga niveli i saj i zakonshëm për këtë periudhë të vitit mes motit të ftohtë, por edhe rikthimit nga ndikimi i pandemisë, tha ajo.
Në rrjedhën e poshtme të Fierzës është hidrocentrali i Komanit, me kapacitet 600 MW, i ndjekur nga sistemi i Vaut të Dejës prej 250 MW, i fundit në kaskadë.
Ministri Ibrahimaj tha se KfË ka angazhuar deri më tani 778.6 milionë euro për investime në vend, nga të cilat 40% në sektorin e energjisë, pasuar nga 36% për ujësjellës-kanalizime.
Shqipëria është pothuajse 100% e varur nga hidrocentralet për prodhimin e saj vendas të energjisë elektrike, gjë që e bën atë të pambrojtur ndaj ndryshimeve në kushtet hidrologjike.
Qeveria e Shqipërisë, e cila shpalli gjendjen e jashtëzakonshme energjetike në tetor, ka shpresa të mëdha në vendosjen e projekteve të gjenerimit të energjisë elektrike me energji me erë dhe diell.