Më 22 shkurt mbahet ankandi i radhës i Letrave me Vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 22 shkurt 2022 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Reklama e sponzorizuar

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.