Shumica e gjermanëve janë shprehur se e duan javën 4 ditore të punës me kusht që numri i orëve të punës të mbetet i njëjt, del nga hulumtimi i institutit FORSA i RTL-së.
Bëhet fjalë për modelin i cili kohë më parë është miratuar në Belgjikë. Të punësuarit mund të zgjedhin se a duan të punojnë 4 apo 5 ditë në javë, por numri i orëve të punës për një javë me këtë rast nuk ndryshon. Përshembull java me 40 orë pune mund të punohet për 4 ditë duke punuar 10 orë brenda një dite.
Ndërsa, për 5 ditë pune duhet punuar 8 orë në ditë. Belgët e kanë aplikuar këtë model pasiqë punëtorëve ua bënë të mundshmë të kenë më shumë fleksibilitet, liri dhe harmonizim të jetës private me atë të punës.
Sipas hulutimit, 71% të gjermanëve e duan këtë model në Gjermani, ndërsa këtë e kundërshtojnë 22% të të anketuarve. Modeli belg përkrahjen më të madhe, ose 81% e ka tek grupi i punëtorëve 30-44 vjeç dhe ndër ata me shkollim të lartë 75%, transmeton CDM./Buletini Ekonomik/