Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se janë bërë 6 muaj që nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës, dhe se të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar, prej sot do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.
Nëpërmjet një njoftimi në facebook ai ka thënë se kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj.
“U jemi pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, dhe tani po vazhdojnë të kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit”, ka shkruar Murati./Buletini Ekonomik/