Murati: Strategjia 2022-2030 ka për synim adresimin gjithëpërfshirës të vendit

Hekuran Murati-Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se strategjia kombëtare e zhvillimit 2016-2021, ka mangësi në disa sektorë, pasiqë është hartuar përpara se të finalizoheshin objektivat për zhvillim të qëndrueshëm.

Ai sot gjatë mbeldhjes së kuvendit lidhur me raportimin rreth progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet tha se strategjia është në përputhje me 12 objektivat nga 17 dhe 22 indikator nga gjithsej 169 indikator të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Andaj në bazë të kësaj Murati tha se synimi i strategjisë 2022-2030, është që të jetë gjithëpërfshirëse dhe të përafrohet me 17 objektivat për zhvillim të qëndrueshëm duke pasqyruar më mirë të gjithë agjendën 2030.

Reklama e sponzorizuar

“Ne po punojmë me partnerët ndërkombëtar, me agjencitë e OKB-së për të siguruar përafrim me agjendën kombëtare të zhvillimit”, ka thënë Murati./Buletini Ekonomik/