Në Greqi subvencionet për energji nga shtatori kalojnë në 2 miliardë euro

Greqia në këtë muaj i bënë gjashtë muaj që ka nisur të subvencionojë llogaritë e energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë të ndryshme, të cilat përballen me ngritje të madhe të çmimit të energjisë.

Deri tash, brenda këtyre gjashtë muajve, Greqia ka subvencionuar mbi 2 miliardë euro këto llogari. Qeveria greke nga shtatori deri në janar ka shpenzuar rreth 1.7 miliardë euro që të subvencionojë llogaritë për energji elektrike dhe për gaz amvisëritë, kompanitë të ndryshme dhe bujqit.

“Qeveria që gjashtë muaj me radhë mbron familjet dhe ndërmarrjet nga ndikimi i papresedencë i krizës energjetike”, ka thënë ministri grek i energjetikës, Kostas Skrekas në një mesazh televiziv.

Reklama e sponzorizuar

“Me masat që sot i parashikojmë, subvencionet tejkalojnë 2 miliardë euro”, ka thënë ministri duke shtuar se shpenzimet në shkurt për këtë qëllim arrijnë në 350 milionë euro.

Greqia në shtator ka ofruar subvencione në shumë prej 9 euro për llogaritë e energjisë elektrike të shpenzuar deri në 300 kWh në muaj. Kjo shumë është shtuar në 18 euro në tetor, pastaj në 39 euro në nëntor. Ndërsa, në dhjetor keto subvencione janë shtuar në 50 euro, transmeton Reuters./Buletini Ekonomik/