Gjatë paraditës së sotme është mbajtur seanca e Bundesrat-it gjerman, në të cilën u vendos njohja e patëntë shoferëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Kështu ka njoftuar gazetari Bahri Cani në facebook, i cili e ka përcjellur tërë ngjarjen.
Gjermania dhe Kosova kanë qenë shumë afër finalizimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve qe disa muaj.
Ndërkohë verdiktin final për këtë gjë, sot e kanë dhënë anëtarët e Bundesrat-it gjerman në seancën e sotme të 11 shkurtit 2022.
Edhe Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se ka kaluar propozimi për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Gjermani. Sipas Ajetit, pro këtij propozimi kanë qenë 69 vota.
Kujtojmë se nga 69 anëtarë sa janë pjesë e Bundesrat-it, 35 vota duhej të ishin në favor të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.
“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti.
Ndërkohë, sipas njoftimeve të mëhershme, për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës, tani e tutje do të bëhet konvertimi i patentë-shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.
Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), që parashokohet të ndodhë brenda dy javësh.
Mirwpo, sipas njoftimeve, rregullorja e re do të vlejë vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë marrë patentën përpara se të shkonin në Gjermani. /Buletini Ekonomik/