Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare mbajti punëtori me Rrjetin e Bizneseve për Energji të Pastër

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizoi punëtorinë me Rrjetin e Bizneseve për Energji të Pastër (N4CEB) ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë e sektorit të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), KOSTT-it, KEDS-it si dhe përfaqësues nga Rrjeti N4CEB, të shoqërisë civile dhe ekspert të fushës së energjisë.

Pjesëmarrësit nga sektori i biznesit dhe shoqërisë civile shfaqën shqetësimin me disa nga barrierat aktuale ligjore dhe rregullative. Në planin strategjik, të pranishmit u dakorduan që miratimi i Strategjisë së re të Energjisë, Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe Ligjit të veçantë për Burimet e Ripërtrishme do të ofrojnë një qartësi më të madhe sektorit të burimeve të ripërtrishme.

Reklama e sponzorizuar

U kërkua që në këtë proces, përfshirja e sektorit privat dhe shoqërisë civile të jetë në çdo fazë dhe konsultimet të jenë kualitative dhe gjithëpërfshirëse.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të vazhdoj të jetë përkrah kompanive anëtare dhe komunitetit investues në vend për të përkrahur tranzicionin dhe për të lehtësuar dialogun drejtë një të ardhme të gjelbër.