Papunësia në Eurozonë arrin nivelin më të ulët në histori

Shkalla e papunësisë në Eurozonë ra në nivelin më të ulët historik në dhjetor, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa punësimi në Europë pati një rimëkëmbje solide dhe shmangu përhapjen e variantit të ri Omicron.

Norma e papunësisë e rregulluar sezonalisht ishte shtatë për qind në dhjetor, niveli më i ulët që kur agjencia zyrtare e statistikave Eurostat filloi të përpilonte të dhëna në prill të vitit 1998.

Në Bashkimin Europian prej 27 anëtarësh, i cili përfshin edhe Polonin (jo pjesë e monedhës euro) papunësia ra në nivelin e 6.4 për qind në dhjetor, gjithashtu niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve.

Reklama e sponzorizuar

“Eurozona e mbylli vitin 2021, pas recesionit më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore, me shkallën e saj më të ulët të papunësisë së regjistruar ndonjëherë. Një dëshmi e suksesit të përgjigjes sonë kolektive ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia,” tha Paolo Gentiloni, komisioneri i çështjeve ekonomike të BE-së.

Më herët, normat më të ulëta të papunësisë për 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët Euro dhe për BE-në (27 anëtare), prej 7.2% dhe 6.5% respektivisht, u regjistruan në mars 2020.

Krahasuar nga viti të vit, të dhënat u përmirësuan ndjeshëm, me një rënie nga 7.5 për qind në eurozonë, që barazohet me 1.8 milionë njerëz më pak që kërkojnë punë.

Divergjencat mbeten

Sipas Eurostat 13.6 milionë njerëz ishin të papunë në Bashkimin Europian në dhjetor, 11.5 milionë në Eurozonë.

Pavarësisht nga niveli i ulët, divergjencat mbetën në të gjithë Eurozonën me nivele të papunësisë që varionin nga 3.2% në Gjermani në 13 % në Spanjë.

Franca ka shënuar në rënie të vazhdueshme të papunësisë gjatë muajve të fundit, me 7.4% në dhjetor, mbetet ende mbi mesataren e Eurozonës. Shkalla e papunësisë në Itali ishte nëntë për qind.

Analistët thanë se nivelet shumë të ulëta të papunësisë në vende të caktuara tregojnë për vështirësitë e punësimit dhe së shpejti mund të nxisin kërkesat për paga më të larta.

Shefja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde, ka këmbëngulur se inflacioni i lartë është i lidhur me krizën dhe është i përkohshëm.

Por BQE do të jetë nën presion të mëtejshëm për të rritur normat e interesit dhe për të ulur stimujt nëse pagat rriten.

Një rritje e normave do të ishte një lajm i keq për qeveritë më me borxhe të eurozonës, të tilla si Italia, Franca, Greqia dhe Spanja, pasi do të shkaktonte një presion të shtuar në buxhetet e tyre./ AFP