‘Pastrimi’ ndalon aktivitetin për mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë, i bllokohen xhirollogaritë nga KMDK-ja

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, në Prishtinë, ka njoftuar se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës-KMDK, me të cilën kryen shërbimet bankare.

Si pasojë e kësaj, kjo kompani nga dita e sotme, kanë thënë se nuk do të bëjnë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave në Prishtinë, për arsye të bllokimit të xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.

“Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye të bllokimit të xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave. Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problem”, përfundon njoftimi i tyre. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar