Pritet rritja e çmimeve të derivateve të naftës edhe në Kosovë pas sulmit rus ndaj Ukrainës

Si pasojë e konfliktit të Rusisë me Ukrainën, çmimet e derivative të naftës kanë pësuar rritje në tërë globin, përfshirë këtu edhe Kosovën.

“Çmimet e derivative janë të larta në krahasim të gjendjes ekonomike në Kosovë. Çmimin e përcakton BERZA dhe organizata prodhuese OPEC. Këto rritje e kanë kapluar tërë globin. Situata e tensionuar Rusi-Ukrainë, është shkaktar i ngritjes së çmimeve të derivative në tërë botën”, ka thënë Fadil Bernjani, kryetar i shoqatës së naftëtarëve.

Ekspertët e ekonomisë, vlerësojnë se përveç naftës, ngritje të çmimeve do të ketë edhe në produkte të tjera.

Reklama e sponzorizuar

“Do të jetë një kosto që do ta godas ekonominë, por ky është realiteti dhe ajo që është më e mirë për qytetarët që është krizë kalimtare dhe dua të besoj që në fund të vitit dhe në fillim të vitit tjetër të pritet një normalizim”, ka thënë për RTK-në, Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë.

“Vetëvetiu, ngritja e çmimit të naftës, do të sjellë si pasojë zingjirore edhe ngritjen e çmimeve tjera, të cilat janë produkte dhe marra elementare në Kosovë”, deklaroi, Nagip Skënderi, profesor universitar.

Për qytetarët, ngritja e çmimit të naftës, është e papërballueshme.

“Me krahasu këtu po marrim shembull me jashtë, është e papërballueshme, me të ardhurat që i kemi ne“.

“Po pati më shumë do të lirohet, po s’ka naftë, do të shtrenjtohet”

“Në gjithë botën po shtrenjtohet. Ky është problem botëror ndërkombëtar. Njerëzit këtu e vuajnë më shumë, se normal është jetesa shumë më e ulët se andej, por shpresojmë të bëhet mirë”, deklarohen disa qytetarë.

Sipas çmimeve globale, të martën një fuqi naftë, ka kushtuar 100 dollarë, ndërkaq në Shqipëri, 1 litër naftë ishte 1 euro e 64 centë, në Serbi 1 euro e 50 centë dhe në Maqedoninë e Veriut 1 euro e 21 centë. /RTK/