Projekti për transportin e gazit nigerian në Evropë mund të aktualizohet tani

Për projektin “Trans-Saharan gas pipeline​​​​​​​”, që do të transportojë gaz natyror nigerian në Evropë përmes lumit Nigeri dhe Algjerisë, filloi të flitet më shumë se 20 vjet më parë.

Zhvillimet në tregun global të energjisë kanë risjellë rëndësinë e projektit “Trans-Saharan gas pipeline”, i cili parashikon transportimin e gazit natyror nga kontinenti afrikan në Evropë, ideja e ndërtimit të të cilit daton afro 20 vjet më parë.

Memorandumi i parë i mirëkuptimit për projektin e tubacionit nga Afrika në Evropë u nënshkrua në vitin 2002 midis Kompanisë Kombëtare të Naftës Algjeriane Sonatrach dhe kompanisë së naftës qeveritare nigeriane. Në kuadër të projektit, ishte parashikuar të ndërtohej një tubacion që fillonte nga fushat e gazit në jug të lumit Niger dhe do të shtrihej fillimisht në Nigeri dhe tek më pas në Algjeri.

Reklama e sponzorizuar

Në atë kohë ishte planifikuar të transportoheshin 30 miliardë metra kub gaz natyror në vit drejt Evropës me projektin, i gjatë afërsisht 4.300 kilometra, i cili ishte planifikuar të vihej në funksion në vitin 2015. Sipas raporteve të fizibilitetit, kostoja e projektit është llogaritur në 13 miliardë dollarë.

Mirëpo, gjërat nuk shkuan siç ishte planifikuar dhe projekti nuk ka përfunduar deri më sot. Sot, zhvillimet e fundit në tregun botëror të gazit, nën hijen e tensionit Rusi-Perëndim mbi Ukrainën, mund t’i japin rëndësi projektit mes Algjerisë-Nigerisë-Nigerit.

Projekti i gazsjellësit Trans-Saharian mbulon më shumë se 1.040 kilometra nga fusha e gazit në deltën e lumit Niger në Nigerinë jugore deri në kufirin e Nigerit në veri. Tubacioni vazhdon kursin e tij për rreth 850 kilometra përmes Nigerit për të arritur në provincën Ayn Kazzam në kufirin algjerian.

Gazsjellësi, i cili arrin në veri të vendit duke tejkaluar një distancë prej afërsisht 2.300 kilometra në Algjeri, arrin në Evropë me tre linja, dy prej të cilave janë në Spanjë dhe një në Itali.

Në pjesën algjeriane të gazsjellësit, ekziston infrastruktura për transportin e gazit nga Tamanraset në jug të vendit në veri dhe prej andej në jug të Evropës. Për lidhjen ka një distancë prej rreth 400 kilometrash nga kufiri i Nigerit deri në provincën Tamanraset.

Sipas rrugës së planifikuar, gazsjellësi Trans-Sahariane arrin në fushën më të madhe të gazit në vend, Hasi er-Reml, që ndodhet në provincën Al-Agvat, 500 kilometra në jug të kryeqytetit, Algjerit. Linja ndahet në lindje në një degë për të kaluar në Itali dhe dy degë në perëndim për në Spanjën jugore.

– Vonesa në zbatimin e projektit

Projekti Trans-Saharian, i cili pritej të zbatohej shumë vite më parë, është një projekt i vonuar.

Në vitin 2007, ministri algjerian i Energjisë, Shakib Khalil deklaroi se vonesa nuk ishte për shkak të kostos së lartë, por mungesës së blerësve të gazit në krahasim me periudhën kur u hodh në treg.

Ekspertët thonë se kostoja e projektit, e cila në fillim ishte 13 miliard dollarë, sot ka kaluar 20 miliardë dollarë.

Gjithashtu, thuhet se projekti i energjisë së pastër i nisur nga shumë vende evropiane ndikoi negativisht Trans-Saharian dhe vonoi zbatimin e tij.

Interesi për projektin duket se është rritur kohët e fundit. Ministri nigerian i Energjisë, Tembri Salva në një deklaratë në shtator 2021 tha se qeveria ka filluar të zbatojë ndërtimin e tubacionit për transportin e gazit natyror në Algjeri, gjithashtu tha se në një fazë të mëvonshme, gazi do të fillon të transportohet në vendet evropiane.

Tevfik Hakkar, drejtori i Sonatrach, kompania kombëtare e naftës algjeriane tha se pas kësaj deklarate, studimet teknike të projektit kanë përfunduar dhe studimi i fizibilitetit ka vazhduar për të nisur investimin./RTKlive/