Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, janë prezantuar emrat e anëtarëve të emëruar për Bord të Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK Sh. A).
Skënder Haziri u zgjodh kryesues i Bordit, kurse Merita Kasapolli, Bezad Halilaj, Valbona Arifi-Deshishku, Mustafa Pllana dhe Valdrin Krasniqi u zgjodhën anëtarë të këtij Bordi.
Ky proces është monitoruar nga partneri zbatues BDO dhe shoqëria civile, kumtoi Kryeministri Kurti, gjatë prezantimit të kandidatëve në listën e ngushtë.
Kurti tha se të emëruarit për Bord të Drejtorëve në KEK, do të jenë përgjegjës për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, duke zbatuar ligjet e Kosovës /Buletini Ekonomik/