Kosovarët janë të vetmit në Evropë që ende nuk kanë liberalizim të vizave për të udhëtuar në zonën Shengen. Pamundësia e tyre për të udhëtuar lirshëm, ka ndikuar që shumë kosovarë të aplikojnë për viza të ndryshme, në shumë shtete të Evropës, qoftë edhe për një vizitë turistike ku ata dëshirojnë.
Vetëm gjatë vitit 2021 Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar 20 mijë e 259 viza, shkruan albinfo.ch.
Ndërsa të kategorisë ‘Viza D”* ishin 2,522, kryesisht për bashkim familjar, viza pune dhe viza studentore.
Pavarësisht se shteti i Zvicrës njihet si një shtet që nuk lëshon shumë viza, sidomos viza pune, sikurse Gjermania, këtë vit ka shënuar një ngritje, për dallim nga vitet e tjera.
Kujtojmë se në vitin 2019 kjo ambasadë lëshoi vetëm 2 mijë e 334 viza.
- Viza Shengen e tipit C
Ju mundëson të qëndroni në zonën Shengen më së gjati deri në 90 ditë. Ajo është veçanërisht e përshtatshme për aktivitete turistike, vizita familjare, udhëtime pune, kurse afatshkurtra të gjuhës ose për të marrë pjesë në aktivitete dhe kongrese. Viza klasike Shengen e tipit C përfshin viza turistike për Zvicrën; Vizë biznesi ose vizë vizitori në Zvicër. Ajo që duhet të dini: për një vizë vizitori ju nevojitet një letër ftese. - Viza Shengen e tipit D (e quajtur edhe vizë kombëtare)
Kjo vizë mundëson të drejtën e qëndrimit më të gjatë se 90 ditë. Kjo vizë është e përshtatshme për qëndrim afatgjatë me qëllim studimesh, pune, martese ose bashkim familjar. Shembuj klasikë të vizës Shengen të Zvicrës të Llojit D janë: viza zvicerane e punës, për t’u punësuar në Zvicër ose viza zvicerane për martesë, që shërben për martesën me një shtetas/e zviceran/e.