Zara futet në tregun e telekomunikacionit

Kompania e njohur spanjolle Zara, që deri tash kryesisht ka afaruar me prodhimet të veshmbathjeve, po përgatitet të nisë një punë të re në vlerë prej 216 milionë euro.

Siç ka njoftuar kompania spanjolle Telefonika, kjo kompani në partnertitet me pronarin e brendit të modës ‘Zara’, Amansia Ortega, me shumë e parave të sipërpërmendura do të blejë nga fondi investiv amerikan KKR 40 për qind të aksioneve për njesinë e vetë afariste Telkjus.

Telefonika dhe Ortega do të bëhen aksionarë të vetëm të Telkijusit, operatorit të infrastrukturës së telekomunikacionit nëpërmjet ndërmarrjes së përbashkët ‘Pontel’, shkruan në njoftimin e Telefonikës, të cilin e ka plasuar edhe tek rregullatori i tregut të martën në mbrëmje, transmeton Reuters./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar