Një zyrtare e një banke në Prishtinë ka raportuar në polici se gjatë kontrollimit të monedhave të deponuara, ka vërejtur 50 funta të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, raporton Express
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se monedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 07.02.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës ka raportuar se, gjatë kontrollimit të monedhave të deponuara kanë vërejtur një monedhë prej 50 funtesh (angleze) që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim”, ka bërë të ditur policia.