Abdixhiku: Vendi po përballet me rritje alarmante të çmimeve, po mohohet kriza

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot në Kuvendin e Kosovës se megjithëse në të gjitha vendet flitet për rritjen e çmimeve, në Kosovë mohohet që ka krizë.

Abdixhiku, njëherësh kryetar i LDK-së tha se ka krizë alarmante me rritjen e çmimeve.

“Prej fqinjëve, në Maqedoninë e Veriut e deri në Zelandë, nuk ka vend që nuk flet për rritjen e çmimeve. E sot, në këtë Kuvend na u tha se nuk ka krizë… Në Kosovë, mohohet që ka krizë… Neve na duhet një para-seancë se a ka krizë a jo, e pastaj për masat që duhet ndërmarrë sepse nuk janë çështje politike këto…Vendi po përballet me rritje alarmante të çmimeve”, tha ai, raporton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Abdixhiku po ashtu tha se vendi pritet të përballet me inflacionin më të madh brenda vitit.

“Kur një produkt si nafta ka rritje 50 për qind është e pashmangshme që çmimi i një serie tjetër të produkteve të mos rriten…”, tha deputeti i LDK-së, ndërkohë sipas tij, të ardhurat e qytetarëve mbesin të pandryshuara.