Aliu: Nuk do të lejojmë bllokimin e rrugëve në terminalet doganore

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë për media, ka folur për problemet që ishin në terminalin doganor të Hanit të Elezit.

“Ka qenë një precedan i keq që një operator privat të bllokojë rrugën në terminalin doganor në Han të Elezit dhe të krijojë probleme në qarkullim të transportuesve dhe ata të detyrohen të paguajnë 40 euro”, tha Aliu.

Ministri bëri me dije se dje në qeveri kanë marrë vendim që pronat që janë në menaxhim të AKP-së, të shpronësohen, raporton RTKLive.

Reklama e sponzorizuar

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu foli edhe për menaxhimin e rrugëve pas reshurave të borës. “Të gjitha rrugët në Kosovë janë të zhbllokuara nga bora”, tha ai.