Arabia Saudite, vendi ku Kosova importon më së shumti karburante

Duket se çmimet e naftës dhe të benzinës janë ende të larta për shkak të agresionit rus mbi Ukrainën, që filloi më 24 shkurt, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vendet e tjera.

Sipas një infografike të publikuar në REL, Kosova importon më së shumti naftë nga Arabia Saudite. Për dy javë, Kosova ka blerë nga ky shtet gati 20 milionë litra derivate.

Reklama e sponzorizuar

Shtete tjera prej të cilave vendi e importon naftën janë Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia, Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga 24 shkurti deri më 8 mars, në Kosovë janë importuar rreth 31.5 milionë litra karburante.