Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere që do të mblidhet sot do të jetë raportimi nga Fondi i Kursimeve Pensionale lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve.
Në rend ditë të kësaj mbledhjeje do të jetë edhe raportimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth stabiliteti financiar në vend.
Po ashtu pikë e rendit të ditës është edhe formimi i grupit punues lidhur me shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për akcizën në produktet e duhanit.
Komisioni pritet të fillojë në orën 10:00.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
3. Raportimi i Fondit të Kursimeve Pensionale lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve;
4. Raportimi i Bankës Qendrore rreth stabilitetit financiar në vend;
5. Formimi i grupit punuese lidhur me Shqyrtimin e Projektligjit nr.05/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për Akcizën në Produktet e Duhanit;
6. Formimi i grupit punuese lidhur me Shqyrtimin e Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr.04/L-122 si dhe Ligjin nr.03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256;
7. Formimi i grupit punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës;
8. Formimi i grupit punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurim Publik në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar;
9. Formimi i grupit punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-045 për Sigurimet;
10. Të ndryshme.