BQE: Kriptomonedhat përdoren për t`iu shmangur sanksioneve ndaj Rusisë

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se kriptomonedhat përdoren për t`iu shmangur sanksioneve ndaj Rusisë.

“Asetet kripto sigurisht që po përdoren për t’iu shmangur sanksioneve”, tha Lagarde gjatë një fjalimi në Samitin e Bankës për Marrëveshjet Ndërkombëtare (BIS).

Përderisa rubla ruse që bën pjesë në monedha të qëndrueshme dhe kriptomonedhat janë qartësisht në rritje në vëllim, ajo tha se sasia e tregtisë është në nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2021.

Reklama e sponzorizuar

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha më 14 mars se zyrtarët po punojnë në mënyrë që Rusia dhe elitat e saj të mos përdorin asetet e kriptove për të anashkaluar sanksionet.