Çmimet e naftës pësojnë rënie në Kosovë

Fotografi ilustruese

Pas një kaosi në treg, çmimet e derivateve në Kosovë kanë filluar të normalizohen. Aktualisht, çmimi për një litër naftë ka rënë deri në 1.50 deri në 1.52 cent, kurse benzina në 1.39 deri në 1.41 cent.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

“Kosova çmimet sot Diesel 1.50 deri 1.52 cent kurse benzina 1.39 deri në 1.41 cent”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Kurse, në rajon çmimet e naftës janë si më poshtë:

Shqipëri 1.77 cent nafta dhe benzina.

Mali i zi 1.74 cent diesel – 1.58 cent benzina
Bosjna dhe Hercegovina -1.45 cent deri 1.70 cent
4.Serbia 1.60 cent diesel – 1.65 cent bezina
Maqedonia veriore 1.43- Diesel, 1.44 cent benzina.