Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës krahasuar me javën që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 111 lekë dhe është shitur me 112.1 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik ka shënuar rritje të kuotës në raport me javën e shkuar pasi blihet sot me 145.4 lekë dhe shitet me 146.4 lekë.
Monedha europiane gjithashtu ka pasur një rritje këtë mëngjes duke e nisur javën pozitivisht teksa blihet sot me 121.8 lekë dhe shitet e 122.5 lekë.
Franga zvicerane e ka nisur edhe ajo javën në vlera pozitive teksa blihet mëngjesin e sotëm me 118.4 lekë dhe shitet me 119.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/