Gjobitet me 400 euro një market në Gjilan për mospërputhje çmimi

Inspektorët komunalë në Gjilan kanë gjobitur me 400 euro një market në këtë qytet, për shkak të mospërputhjes së çmimit të reklamuar dhe atij të paguar në arkë.

“Çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5 kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën shitësit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Inspeksionit komunal në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarët që t`i paraqesin rastet, kur hasin në shkelje të tilla.

Reklama e sponzorizuar