H&M dhe Zara ndër markat që do të gjobiten, sipas ligjeve të reja të ashpra të BE-së

Nga Zara tek H&M/ BE: Moda e shpejtë do të mbajë përgjegjësi për cilësinë e veshjeve, kimikatet toksike dhe mbetjet!

Nusa Urbancic është drejtoreshë e fushatave në Fondacionin Changing Marketi.

Ajo bashkëpunon me OJQ-të për të ekspozuar praktikat e papërgjegjshme të korporatave dhe për të nxitur ndryshimin drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

Reklama e sponzorizuar

Ajo thotë se shumica e rrobave që veshim janë në thelb naftë dhe gaz.

Lëndët djegëse fosile janë në qendër të modës së shpejtë, modelit të saj të biznesit dhe maleve të mbeturinave.

Historia e modës së shpejtë u nxeh në vitin 2000, kur poliesteri kaloi pambukun si fibra më e përdorur.

I lirë dhe i adaptueshëm, tani përdoret në dy të tretat e të gjitha tekstileve.

Midis 2000 dhe 2014, prodhimi i veshjeve u dyfishua.

Me konsumatorin mesatar tani që blen 60 % më shumë veshje krahasuar me 15 vjet më parë, duke i mbajtur ato përgjysmë.

Për shkak se është shumë e lirë dhe e vështirë për t’u ricikluar, shumica e këtyre rrobave përfundojnë si mbeturina, digjen ose groposen.

Por markat e modës iu shmangën me sukses rregullores për dekada duke u mbështetur në skema të dobëta vullnetare dhe të tjera greenwash.

Kjo është gati të ndryshojë.

Këtë javë, BE u bë rajoni i parë botëror që njohu lidhjen midis modës së shpejtë dhe karburanteve fosile.

Ajo shpalli legjislacionin ambicioz për ta bërë modën më rrethore.

Kjo do të bëjë që markat e modës, si Boohoo, H&M dhe Zara, të paguajnë një tarifë mbeturinash për çdo artikull që shesin.

Sa më pak ekologjik të jetë artikulli, aq më i lartë është tarifa.

Nëse bëhet mirë, kjo do të nxisë ripërdorimin e tekstilit, riciklimin dhe do të reduktojë ndjeshëm mbetjet.

Lexo edhe:

Ndërrim në kreun e kompanisë ZARA, vajza me rol kryesor

Siç tregon raporti i fundit i Fondacionit Changing Markets, kjo tarifë duhet të shoqërohet me objektiva ambicioze të ripërdorimit dhe riciklimit.

Gjithashtu edhe kriteret e Ekodizajnit, masat që zyrtarët e BE-së premtuan se do të paraqiten në detaje në vitin 2024.

Zyrtarët po kërkojnë gjithashtu të ndalojnë shkatërrimin e artikujve të pa shitu.

Po ashtu edhe të përmirësojnë rregullat për eksportet e mbetjeve të tekstilit, të cilat arritën në 1.4 milionë tonë në vitin 2020.

Shumë nga këto rroba të përdorura aktualisht përfundojnë në tregjet e veshjeve të përdorura në vende si Gana.

Por nga 15 milionë veshjet që dërgohen në Ganë çdo javë.

Rreth 40% janë të pavlefshme në momentin e mbërritjes.

Ato përfundojnë në deponi gjigante djegëse ose duke ndotur lumenjtë dhe plazhet e vendit.

Europianët me qëllime të mira që dhurojnë rrobat e tyre për bamirësi mund të jenë në fakt duke kontribuar në problemet e ndotjes diku tjetër.

Kështu që zyrtarët tani do të duhet të fillojnë të zhvillojnë kritere për të dalluar midis mbeturinave dhe produkteve të tekstilit përdorura.

Ata gjithashtu duhet të merrën me rritjen e transparencës në tregtinë globale të tekstileve të përdorura./SCAN TV/