Inflacioni në Turqi arrin 54% në shkurt, niveli më i lartë nga viti 2002

Inflacioni në Turqi arrin 54 për qind në muajin shkurt, niveli më i lartë në 20 vite, pasi monedha vendase Lira vijon të bie ndërsa çmimet e energjisë rriten.

Çmimet e mallrave të konsumit u rritën 4.81% në shkurt, sipas Institutit të Statistikave Turke.

Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit me 7.22% krahasuar me muajin janar, duke shënuar një rritje vjetore prej 105%.

Reklama e sponzorizuar

Importet rekord të energjisë në janar ndihmuan rritjen e deficitit tregtar të Turqisë dhe çmimet e mallrave vazhdojnë të rriten mes shqetësimeve për furnizimin dhe pushtimit rus të Ukrainës.

Banka Qendrore e Turqisë ka ulur normat e interesit me 500 pikë bazë që nga shtatori në 14%.

Lira turke ka humbur afërsisht 47% të vlerës së saj në vitin 2021, në një rënie të nxitur nga refuzimi i Erdoganit për të rritur normat ndërsa inflacioni është rritur vazhdimisht.

Dobësimi i monedhës ka prekur rëndë turqit, pasi vlera e pagave të tyre ka rëne dhe kostot e jetesës janë rritur në mënyrë dramatike. /CNBC/