Inspektorati i Tregut ka njoftuar se ka vazhduar inspektimet e peshës së bukës nëpër furra, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, për shkak të ankesave të shumta nga qytetarët.
Gjatë inspektimeve nëpër furrat e disa qyteteve, nga Inspektorati i tregut thonë se kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së bukës.
Ata njoftojnë se janë bërë mashtrime nga operatorët lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit.
Gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut, përcjell Buletini Ekonomik.
Inspektorati i Tregut falënderon të gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në MINT”, thonë nga Ministria e Industrisë.
Ata potencuan se do të jetë aktiv në bashkëpunim me inspektorët e tregut nëpër komuna.
Gjithashtu, Inspektorati bën me dije se inspektimet do të vazhdojnë dhe nëse konstatohen parregullsi, do të ketë edhe masa ndëshkuese konform ligjeve në fuqi ndaj operatorëve. /Buletini Ekonomik/