Komuna e Prishtinës me njoftim për tatimpaguesit e tatimit në pronë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht se sot ka marrë vendim për shtyerjen e disa obligimeve për tatimapaguesit e tatimit në pronë.

Në një njoftim në facebook thuhet se është shtyer edhe afati për paraqitjen e ankesës dhe kërkesës për korrigjim ndaj faturës së tatimit në pronë dhe çertfikatës së vlerës së vlerësuar nga 31 mars sa ishte më parë në 31 maj 2022.

Ndërkohë, është marrë vendim për shtyerjen e e afatit të pagimit të këstës së parë për detyrimet e tatimit në pronë deri me 30 qërshor, nga 30 prill sa ishte më parë.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu njoftohen të gjithë qytetarët se sot ka qenë afati i fundit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë./Buletini Ekonomik/