Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021.
Në këtë raport thuhet se indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 1.8 për qind në TM4 2021, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2021.
Sipas tij, ngritja më e madhe e indeksit ishte tek materialet 2.3 për qind kostot e tjera për 2.1 për qind, për energjia për 1 për qind si dhe pagat për 0.5 për qind.
Ndërkaq, krahasuar TM4 2021 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2020), siç thuhet në raport, indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 16 për qind. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë siç janë materialet me 20.6 për qind, energjia për 16.4 për qind, transporti me 6.7 për qind, kostot e tjera me 6.6 për qind, pagat me 3.4 për qind si dhe makineritë me 2.8 për qind. /Buletini Ekonomik/