Kuvendi emëroi kryesuesen dhe anëtarët e Komisionit të Auditimit të KOSTT-it

Kuvendi i Kosovës

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së djeshme ka emëruar Liza Markun për kryesuese të Komisionit të Auditimit të KOSTT, si dhe dy anëtarë: Arben Doda dhe Sead Mujovi.

Në janar të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy drejtorët e Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i kishte rekomanduar Kuvendit që të zgjedhë njërën nga kandidatet e propozuara për plotësimin e kuotës gjinore për drejtor të bordit të KOSTT-it për pjesën e mbetur të mandatit.

Reklama e sponzorizuar

Dy emrat e propozuar nga komisioni ishin Liza Marku dhe Anita Cuçoviq.

Me 73 vota, kandidatja Liza Marku ishte zgjedhur drejtoreshë e ndërmarrjes KOSTT sipas kuotës gjinore, ndërsa Anita Cucoviq kishte fituar 6 vota.