Amvisëritë në Londër dhe Kopenhagë paguajnë deri tani çmimet më të larta të përdoruesit fundor në Evropë, ndërsa Brukseli, Berlini dhe Roma janë të radhës në listë, përcjell balkangreenenergynews.
Çmimet e energjisë elektrike janë më të ulëtat për banorët e Kievit, të ndjekur nga Beogradi, Budapesti dhe Podgorica, sipas një analize të çmimeve të energjisë elektrike në 33 kryeqytete evropiane që nga 1 shkurti.
Çmimet e rrymës për amviseritë në kryeqytetet e vendeve Qendrore dhe Lindore Evropiane kanë tendencë të kenë çmime mesatare më të ulëta në terma nominal, ku vetëm Praga tejkalon ato, sipas Indeksit të Çmimeve të Energjisë Familjare për Evropën, të përpiluar nga Energie-Control Austria, Autoriteti Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve Publike Hungareze (MEKH) dhe VaasaETT.
Çmimi më i shtrenjtë në Londër, 43 cent për kilovat orë, dhe më e ulëta në Kijev, 5.4 cent për kilovat orë.
Përgjatë kryeqyteteve të vendeve të përcjellura nga Balkan Green Energy News, amviseritë në Athinë paguajnë çmimet më të shtrenjta, 27 cent për kilovat, e ndjekur nga Nikosia në Qipro me 26 cent, dhe më e lira në Beograd, e përcjellur nga Podgorica, 10 cent.
Ndërkaq, ZRRE-ja ka miratuar në muajin shkurt vendosjen e bllokut tarifor në 800 kËh.
Sipas këtij vendimi, ata që konsumojnë më shumë se 800 kËh, do të kenë tarifë të lartë prej 12 cent, ndërkaq tarifë të ulët prej 6 cent.