Ministria e Zhvillimit Rajonal ka njoftuar se ka shpallur thirrjen publike për skemën e Granteve “Programi për Zhvillimi Rajonal të Balancuar” PZHRB 2022, Start-up dhe Biznes ekzistues Lot I dhe Lot II.
Në një njoftim të publikuar në uebfaqen e kësaj ministrie thuhet se kushtet për aplikim për këto grante janë: qytetarët duhet të jenë shtetas të Kosovës, të ketë kompani në pronësi 100 për qind private, të regjistruar në Kosovë sipas ligjeve të Kosovës, të jetë në gjendje të demonstrojë likuiditetin e kompanisë (apo likuiditetin potencial); të jetë i regjistruar për aktivitetet e parapara në kohën e pranimit të grantit (Start-up); bizneset ekzistuese që aplikojnë për kategoritë Lot 2 Projekt Propozimi i tyre duhet të ketë synim ekskluziv. Poashtu të mund të demonstrojë që të gjitha kontributet dhe tatimet janë të përmbushura, si dhe të jetë drejtëpërdrejtë për përgatitjen e veprimeve dhe menaxhimin e tyre.
Siç thuhet në njoftim synimet e Thirrjes për Propozime është zhvillimi socio-ekonomik rajonal i balansuar përmes zhvillimit të ndërrmarrësve në Rajonet zhvillimore të Kosovës, ndërkohë që synimet e veçanta të kësaj Thirrje për Propozime janë: Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të punes me theks të veqantë për të rinjtë; përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje, si dhe përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve.
Sipas tyre, aplikimi bëhet përmes platformes eKosova https://ekosova.rks-gov.net/
“Linku në vijim përmes videos tregon se si mund të regjistroheni në platformen eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/Video/gxZ-dYiRKE8”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/