MMPHI: Vendimi për përgjysmimin e çmimit të biletave ndihmon disa kategori të shoqërisë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka njoftuar se është duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet që janë duke ndodhur në raport me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të biletave, me qëllim të mbrojtjes së disa nga kategorive të veçanta të shoqërisë.

Në një njoftimi të tyre në facebook, thuhet se në mbështetje të autorizimeve ligjore, kjo ministri ka  ndërmarrë hapat formale ligjore, duke u mbështetur në nenin 22, paragrafi 3, të Ligjit për Transportin, duke caktuar kështu çmimore të veçantë për fëmijët, studentët, invalidët e luftës të punës dhe pensionistët, që këto kategori të jenë më të mbrojtura në raport me çmimet në rritje në transportin ndërurban të udhëtarëve me autobus.

Siç thuhet në njoftim, MMPHI është detyruar që të reflektoj autoritetin ligjor, duke nxjerr vendim të përcaktoj çmimore të veçantë, deri në normalizimin e gjendjes me çmimet nga operatorët e transportit ndërurban të udhëtarëve me autobus.

Reklama e sponzorizuar

“Njoftohen të gjithë operatorët se MMPHI-ja, përmes mekanizmave dhe instrumenteve ligjore do të bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë nga të gjithë operatorët e transportit të udhëtarëve, rrjedhimisht në mbështetje të dispozitave ligjore të ligjit N/L-179 për transportin rrugor. Organet e kontrollit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/