Mos u përpiqni të ‘kurseni shumë para’ në fillim të të 30-ave. Çfarë ka vërtet rëndësi?

Job interview. Businesswoman having a job interview. [url=http://www.istockphoto.com/search/lightbox/9786622][img]http://dl.dropbox.com/u/40117171/business.jpg[/img][/url]

Që në moshë të re, ne jemi mësuar se duhet të fillojmë të fitojmë shumë para kur jemi në të 20-at dhe në fillim të të 30-ave, në mënyrë që të mund të ngremë themelet e sigurisë sonë financiare, si për shembull: kursimet për pensionin apo paratë e mjaftueshme për të blerë një shtëpi.

Si rezultat i kësaj, shumë prej nesh përpiqen të marrin një orientim të qëndrueshëm në karrierë sa më shpejt të jetë e mundur, vetëm për të zbuluar më vonë gjatë jetës se drejtimi profesional që kemi zgjedhur mund të mos ketë qenë i përshtatshëm.

Kjo është arsyeja pse njerëzit midis moshës 18 dhe 36-vjeçare inkurajohen që të shpenzojnë kohën duke eksploruar pasionet që kanë dhe duke bërë punë sa më interesante, edhe nëse fitimet nga këto punë mezi u mjaftojnë për të paguar faturat.

Reklama e sponzorizuar

Kjo fazë e jetës njihet si “Faza e eksploruesit” dhe, nëse dimë si ta shfrytëzojmë atë me mençuri, mund të rrisim lumturinë në të ardhmen dhe potencialin për të fituar më shumë.

Prisni deri në moshën 36-vjeçare për të vendosur përfundimisht se çfarë doni të bëni në jetë

Është e pamundur të jetoni një jetë pa asnjë pendesë, por nëse provoni sa më shumë fusha të ndryshme në karrierë kur jeni të rinj, mund të pakësoni zhgënjimet dhe pendesat në të ardhmen. Kjo ka një vlerë më të madhe nga ajo që mund të blejnë paratë.

Shumë profesionistë ndalojnë karrierën e tyre ekzistuese dhe fillojnë rrugëtime të reja gjatë gjithë jetës. Dhe, sa herë që e bëjnë këtë, ata duhet të nisin nga e para, me shumë mundësi me një pagë më të ulët ose të nivelit fillestar.

Por, njerëzit që eksplorojnë mundësitë e ndryshme dhe presin deri në moshën 36-vjeçare për të vendosur se çfarë duan të bëjnë, do të kenë shumë dekada përpara për të ndërtuar karrierën e tyre të suksesshme. Kjo u jep atyre mundësinë të avancojnë deri në nivelet më të larta, duke fituar paga më të mira në fushën e tyre të ëndrrave.

Teksa provoni interesa të ndryshme, ju duhet të jeni në gjendje që të mbështesni veten financiarisht, por kjo nuk do të thotë që duhet të filloni e të kurseni shuma të mëdha që në një moshë të re. Ideja është që të ndërmerrni rreziqe të mëdha në një moshë të re, sepse në përgjithësi kjo është periudha kur keni më pak gjëra për të humbur. Teksa rritemi, përgjegjësitë tona shtohen, ashtu si dhe rreziqet e ndryshimeve në karrierë.

Ja disa mënyra se si të përfitoni nga “Faza e eksploruesit”.

  1. Eksploroni të paktën tre drejtime në karrierë.

Për shembull, nëse një nga ëndrrat tuaja është të bëheni muzikant, filloni të krijoni këngët tuaja, bëni marketingun e tyre dhe thellohuni në këtë fushë.

Nëse kjo nuk ju duket si zgjedhja e duhur për ju, kaloni menjëherë te skenari i radhës i karrierës suaj të ëndrrave.

Përveç zbulimit të drejtimit që është më i miri për ju, në këtë mënyrë do të merrni mësime të vlefshme për atë që nevojitet për të realizuar ëndrrat tuaja në karrierë – dhe do të kuptoni nëse dëshironi vërtet që t’i bëni këto sakrifica për të realizuar ëndrrën tuaj.

  1. Mos u shqetësoni për atë që mendojnë të tjerët.

Ndonjëherë, për të ndjekur ëndrrat tuaja duhet të keni besim te vetja dhe të mos shqetësoheni për atë që mendojnë të tjerët për rrugëtimin tuaj.

Mos harroni, vetëm për shkak se jeni duke ndjekur një rrugë të ndryshme nga ajo që zgjedhin të tjerët, kjo nuk do të thotë se po merrni vendimin e gabuar ose nuk po punoni aq sa duhet. Ju nuk po zgjidhni rrugën normale, si gjithë të tjerët. Njerëzit më të suksesshëm janë ata që marrin përsipër rreziqe – dhe sa më shpejt t’i marrin ato, aq më shpejt do t’i arrijnë qëllimet e tyre.

  1. Gjeni një mentor.

Mentorët jo vetëm që ju ofrojnë këshillat dhe njohjet që ju nevojiten për të eksploruar mundësitë që dëshironi, por ata mund t’ju japin gjithashtu edhe eksperiencat e tyre se si mund të jenë fazat e mëvonshme të një drejtimi të mundshëm në karrierë.

Mos u përpiqni që të gjeni një mentor të profilit të lartë. Mentorët më të mirë janë ata që marrin pjesë aktive në rrugëtimin tuaj, duke ju nxitur dhe duke ju rekomanduar burime që ju frymëzojnë dhe ju japin informacione të vlefshme. / CNBC/Monitor/