Prodhimi i farërave të lulediellit në Ukrainë ka mundësi të bie madje 42 për qind ose në 9.6 milionë tonë në vitin 2022.
Kjo rënie drastike ka ndodhur për shkak zvogëlimit të sipërfaqeve për mbjellje si pasojë e sulmeve të Rusisë ka vlerësuar Shtëpia Konsulente e Bujqësisë APK-Inform, përcjellë Buletini Ekonomik.
Sipërfaqet me lulediell në Ukrainë mund të zvogëlohën këtë vit në nivelin më të ulët në 13 vjetët e fundit, ose në rreth 4.2 milionë deri në 4.4 milionë hektarë (Ha), që i bie rreth 35 për qind më pak krahasuar me nivelin më sipërfaqet e mbjellura më 2021, ka kumtuar Reuters.
“Ky zvogëlim kaq drastik i sipërfaqeve me lulediell është pasojë e faktit se pjesa dërrmuese e tokave ku kultivohet luledielli në Ukrainë është e sulmuar nga rusët dhe në këto toka praktikisht është e koncentruar pjesa më e madhe e luftës ruso-ukrinasë”, transmeton Shtëpia Konsulente.
Ukraina është prodhuesi më i madh botëror i lulediellit dhe eksportuesi i vajit të lulediellit./Buletini Ekonomik/