Nissan po e përmbush premtimin e tij për elektrifikim. Kompania me bazë në Yokohama ka njoftuar se do të prezantojë vetëm automjete të elektrizuara për tregun evropian duke filluar nga viti 2023.
Ky është një afat kohor më i shkurtër se sa pritej, por vijon me planin e Nissan për të ndaluar zhvillimin e pothuajse të gjithë motorëve me djegie që u bë i ditur në fillim të shkurtit, transmeton Telegrafi.
Tani, Nissan e zyrtarizoi, duke thënë se do t’i japë fund investimit në motorët e rinj me djegie të brendshme të pastër për automjetet e pasagjerëve.
Nissan ka qenë një lider në tregun masiv të automjeteve elektrike, duke filluar me Nissan Leaf 2011. Me shtytjen e re, kompania beson se deri në vitin 2026 plot 75 për qind e linjës së saj do të elektrizohet pasi modelet ekzistuese vetëm me djegie do të hiqen gradualisht. Deri në fund të dekadës, pret që 100 për qind e linjës së saj të elektrizohet.