Pas 3 vitesh ndërtim, Tesla hap “Gigafabrikën” e parë në Gjermani

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla ka hyrë në tregun evropian pasi hapi fabrikën e parë të martën në periferi të Berlinit.

Lëvizja shihet si një sfidë për prodhuesit gjermanë të automjeteve “në terrenin e tyre vendas”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kompania thotë se “Gigafabrika” e saj e re do të punësojë 12,000 njerëz dhe do të prodhojë 500,000 automjete në vit pasi të jetë plotësisht në funksionim.

Reklama e sponzorizuar

Prodhimi fillestar do të fokusohet në automjetin kompakt sportiv të Tesla-s Model Y.

Tesla filloi ndërtimin e objektit të madh më pak se tri vjet më parë përpara se të merrte lejet zyrtare për ta bërë këtë./Media Ndërtimi